Botë

Shteti brazilian në bisedime me Rusinë për të prodhuar vaksinën ruse kundër COVID-19

Shteti Parana në Brazil është në bisedime për të prodhuar vaksinën kundër COVID-19 të aprovuar nga Rusia, ndonëse kjo vaksinë nuk ka kompletuar testimet në masë.

Por, është e paqartë nëse instituti i hulumtimeve i këtij shteti do të marrë aprovimin rregullator në Brazil, raporton agjencia Reuters.

Instituti i Teknologjisë i Paranas (Tecpar) ka befasuar ekspertët rregullator dhe të shëndetësisë në Brazil, me vendimin, ku disa kanë ngritur dyshime për kapacitetin e institutit për të prodhuar sasi të madhe të vaksinave.

Qeveria e Paranas ka thënë në një komunikatë se guvernatori Ratinho Junior do të takohet me ambasadorin rus në Brazil të mërkurën për të biseduar për kushtet e marrëveshjes.

Vaksina ruse kundër COVID-19, që është aprovuar nga Rusia të martën, është pritur me dozë skepticizmi nga shumë shtete, të cilat dyshojnë në sigurinë e saj dhe efikasitetin.

Ndërkohë të mërkurën shkenctarët e Filipineve do të takohen me përfaqësuesit e qendrës së hulumtimeve në Rusi që kanë zhvilluar vaksinën, për të diskutuar për pjesëmarrjen e mundshme në testime klinike dhe çasje në të dhënat.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka vlerësuar lartë vaksinën dhe ka ofruar gatishmërinë që të vaksinohet në sy të publikut me vaksinën ruse, për të hequr brengën nga sigurua e saj.