Me dhjetëra-mijëra demonstrues janë mbledhur në qytetin Khabarovsk në lindje të Rusisë të shtunën, duke protestuar për arrestimin e guvernatorit rajonal i cili po akuzohet se ka qenë i përfshirë në vrasje të shumëfishta.
Mediat lokale kanë vlerësuar se në protesta janë tubuar më shumë se 15.000 njerëz, raportoi Al Jazeera.
Guvernatori i Khabarovskit Sergey Gurgal u arrestua para dy javësh dhe u dërgua në Moskë, ku iu caktua masa e arrestit për dy muaj.
Tubimet e mëdha në këtë qytet i cili gjendet në kufi me Kinën po paraqesin brengë të madhe për Kremlinin, thonë analistët, edhe pse presidenti i këtij shteti Vladimir Putin këtë muaj fitoi referendumin kontrovers, i cili ia lejon mbajtjen e postit të presidentit deri në vitin 2036, transmeton KOHA.
Protestat konsiderohen të jenë më të mëdhatë ndonjëherë të mbajtura në këtë rajon dhe pos përkrahjes ndaj guvernatorit, demonstruesit po shfaqin mllef edhe ndaj Putinit.
Udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny përkrahi protestat dhe lavdëroi qytetin e Khabarovskut që po refuzon të besojë rrenat e Putinit për “gjyqet e tij të drejta” dhe “legjitimitetin e zgjedhjeve të tij”.
-
Mbi 400 të arrestuar në Rusi, bënin nderime për liderin opozitar të ndjerë Navalny
-
“Putini është vrasës”, protestohet në Podgoricë kundër presidentit rus
-
Mijëra njerëz i bashkohen tubimit masiv antiqeveritar në Gjeorgji
-
Rusët nuk po e bëjnë hesap “mobilizimin e madh” të Putinit
-
Putini arreston qindra protestues, përfshirë edhe gratë protestuese