Kolumbia deri më tani ka pasur rreth 165,000 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 5,800 të vdekur nga ky virus.
Rritja e numrit të infektimeve ka bërë që ky shtet të zgjatë masat për mbyllje dhe kufizimet deri më 1 gusht.
Mirëpo për shumë njerëz në lagje ku jetojnë familje të klasës punëtore, kjo do të thotë edhe më shumë kohë pa punë dhe paga, shkruan BBC.
Andaj në shumë lagje të tilla, njerëzit kanë vendosur flamuj të kuq jashtë shtëpive si mënyrë për të kërkuar ndihmë nga qeveria, transmeton KOHA.
Disa nga banorët aty, që punojnë me paga tepër te vogla dhe madje riciklojnë mbeturina, thonë se nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga shteti, dhe se familjet e tyre e sidomos fëmijët, po mbesin pa ushqim.
-
Britania heq nga lista e kuqe për COVID-19 edhe shtatë vendet e fundit
-
Kalifornia kërkon ndihmën e Australisë e Kanadasë për shuarjen e zjarreve
-
Mbi 250 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi
-
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Kolumbi arrin në 111
-
Shkon në 33 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi