Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Duda fiton zgjedhjet në Poloni

Andrzej Duda fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni që u mbajtën të dielën, shkruan BBC. Duda ka mposhtur ngushtë rivali Rafal Trzaskowski. Pasi janë numëruar 99.7 për qind e votave, Duda ka fituar 51.2 për qind të tyre.

Votimi është parë si betejë për të ardhmen e Polonisë dhe për marrëdhëniet e acaruara të saj me Bashkimin Evropian.

Fitorja e Dudas pritet të çojë te më tepër reforma kundërthënëse. Këto përfshijnë reformat në gjyqësor dhe kundërshtimin e vazhdueshëm të abortimeve dhe të drejtave të homoseksualëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo