Ambasada e Kinës në Kazakistan të enjten e kishte lëshuar një paralajmërim për qytetarët qe jetojnë në këtë shtet, për një pneumoni që ka lënë mbi 1.700 të vdekur dhe e cila duket më vdekjeprurëse se sa Covid-19
“Departamenti i Shëndetësisë i Kazakistanit dhe agjencitë tjera janë duke bërë analiza dhe hulumtime dhe nuk e kanë definuar natyrën e këtij virusi që po shkakton pneumoninë”, u tha në deklaratën e ambasadës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSidoqoftë në një deklaratë të premten, Ministria e Shëndetësisë e Kazakistanit ka thënë se ishte vërejtur prania e një “pneumonie virale të etimologjisë së panjohur”, por ka mohuar se kjo epidemi ishte e re, apo e panjohur.
“Andaj si përgjigje ndaj këtyre raporteve, Ministria e Shëndetësisë e Kazakistanit zyrtarisht deklaron se kjo informatë nuk përputhet me realitetin”, është thënë prej saj.
Kjo ministri ka shtuar në vazhdim se klasifikimi i kësaj pneumonie si “të panjohur” u bë sipas rregullave të OBSH-së për “regjistrimin e pneumonisë, kur koronavirusi diagnostikohet, por nuk konfirmohet me anë të testimeve në laborator”.
Kjo pneumoni ka lënë mbi 1.772 të vdekur sivjet, disa prej të cilëve shtetas kinezë, sipas Ambasadës së Kinës. Gjithsej 628 veta vdiqën vetëm gjatë korrikut.
“Kjo sëmundje është edhe më vdekjeprurëse se sa COVID-19”, u tha në deklaratë të ambasadës.