Qeveria kineze do të ndërpresë udhëtimet e organizuara në Kinë dhe jashtë vendit, në përgjigje të epidemisë së pneumonisë virale që ka shkaktuar vdekjen e 41 personave në vend dhe është përhapur në disa kontinente, njoftoi sot televizioni publik kinez.
“Duke nisur nga dita e hënë, agjencitë kineze të udhëtimeve nuk mund të shesin më rezervime hotelesh, as udhëtime për grupe”, theksoi stacioni televiziv CCTV.
Disa raste të kontaminimit në Azinë Paqësore, në Evropë dhe në SHBA u janë atribuar këto ditët të fundit personave të ardhur nga Kina, ku epidemia u shpall në dhjetor.
“Epidemia e pneumonisë virale që ka shkaktuar të paktën 41 të vdekur, po përshpejtohet dhe e ka përballur Kinën me një situatë të rëndë”, pranoi sot presidenti Xi Jinping, duke bërë thirrje për të riforcuar autoritetin e regjimit komunist.
Koronavirusi i ri, i shfaqur në dhjetor në pjesën qendrore të vendit, ka prekur rreth 1300 persona në Kinë dhe është përhapur në disa vende, përfshirë Francën dhe SHBA-në.
Edhe
Presidenti kinez pranon se epidemia e koronavirusit është e rëndë dhe do të ketë pasoja ekonomike
Derisa sot, edhe ambasadori shqiptar në Pekin apeloi për shmangie të udhëtimeve në Kinë.
Selim Belortaja, me anë të një postimi në Facebook, u bëri thirrje shqiptarëve që të shmangin kontaktet fizike me Kinën derisa situata të merret plotësisht nën kontroll.
-
OBSh-ja bën thirrje për moskufizimin e udhëtimeve dhe tregtisë ndërkombëtare
-
Vazhdon përhapja, 19 mijë njerëz të prekur nga koronavirusi në Kinë
-
Për shkak të frikës nga koronavirusi, SHBA-ja ua mohon hyrjen atyre që vizituan Kinën së fundmi
-
Shkon në 213 numri i viktimave nga koronavirusi, mbi 9 mijë të infektuar