Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja shënon 100 ditët e sëmundjes COVID-19

Foto: Reuters

Më 31 dhjetor të vitit 2019 – saktësisht 100 ditë më parë – Qeveria kineze ka raportuar te Organizata Botërore e Shëndetësisë për një “pneumoni me shkaktar të panjohur”.

Kjo sëmundje më vonë është quajtur Covid-19.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fillimisht është vërejtur në Wuhan të Kinës dhe që atëherë ka infektuar më shumë se 1.5 milionë persona, 90,000 prej të cilëve kanë vdekur, raporton REL.

Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përmendur 100-ditëshin e sëmundjes në një konferencë për media.

Ai ka thënë se Covid-19 ka “rënduar sistemet shëndetësore, ka dëmtuar ekonominë globale dhe ka krijuar pengesa të mëdha shoqërore’.

Çfarë ka ndodhur në 100 ditët e fundit?

31 dhjetor 2019: Kina informon OBSH-në për “raste me pneumoni me shkaktar të panjohur” të vërejtur në Wuhan

11 janar: Kina raporton vdekjen e parë nga sëmundja Covid-19

12 janar: Kina shpërndan publikisht gjenin e sëmundjes

13 janar: Raportohet për rastin e parë të infektuar janë Kinës, në Tajlandë.

23 janar: Merret vendim për izolim të Wuhanit, qytet me 11 milionë banorë

30 janar: OBSH-ja shpall “gjendje emergjente për shëndetin publik me shqetësim ndërkombëtar”

7 shkurt: Vdes mjeku kinez, Li Wenliang, që ka tentuar të paralajmërojë botën për sëmundjen.

22 shkurt: Italia raporton rastet e para të vdekjes me koronavirus dhe prezanton masat e distancimit fizik

11 mars: OBSH-ja shpall koronavirusin pandemi globale

27 mars: Kryeministri britanik, Boris Johnson rezulton pozitiv me koronavirus, njëherësh kthehet në liderin e parë botëror të infektuar me këtë sëmundje.