Ngasësi i një autobusi në jugperëndim të Francës ka pësuar vdekje klinike, pasi që është rrahur prej pasagjerëve, që refuzonin t’i mbanin maskat.
Shoferi në Bayonne kishte refuzuar t’i lërë disa njerëz – që nuk kishin bileta dhe nuk po bartnin maska – të hypnin në autobus të dielen mbrëma, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShoferi, rreth 50-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda, pasi që e kanë goditur vazhdimisht.
Ai është shpallur i vdekur klinikisht të hënë.
Sipas “France Bleu”, një numër personash janë arrestuar, derisa shërbimet e autobusëve rajonalë po hasin në vështirësi të mëdha, pasi që shoferët po refuzojnë të shkojnë në punë.
Maskat janë obligative në këtë pjesë të Francës.