Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Brazili e kalon Italinë për numrin e viktimave nga koronavirusi

Brazili numëron më shumë të vdekur nga koronavirusi sesa Italia. Të enjten në mbrëmje, vendi raportoi se kishin humbur jetën edhe 1,473 pacientë të tjerë.

Më shumë se 34,000 njerëz kanë vdekur deri tani dhe ka më shumë se 580,000 infeksione të konfirmuara në Brazil, njofton Reutersi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për tri ditë me radhë, numri i viktimave ka qenë një rekord më vete. Ndërsa në Itali deri tani janë regjistruar 33.689 të vdekur.

Presidenti Jair Bolsonaro është shprehur shumë pak për krizën, por duke folur dje në rrjetet sociale, ai përsëriti zhgënjimin për masat e izolimit që kishin marrë drejtuesit. Sipas tij, dëmi i kolateralit nga virusi do të ishte më i keq se ata që kanë humbur jetën.