Botë

SHBA-ja e tejkalon Spanjën me numrin e vdekjeve nga koronavirusi

SHBA-ja e tejkalon Spanjën me numrin e vdekjeve nga koronavirusi

Numri i rasteve me koronavirus vetëm në shtetin e New Yorkut i është afruar të enjten 150-mijëshit, duke e tejkaluar Spanjën për më së shumti infektime në botë, por edhe me numrin e të vdekurve, ndonëse autoritetet kanë paralajmëruar se shifra zyrtare e vdekjeve në vend mund të mos e pasqyrojë gjendjen reale.

New Yorku dhe New Jerseyi fqinj raportuan sërish të mërkurën numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi brenda një dite. Në shtetin e New Yorkut numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara ka arritur në 149.316, më shumë sesa në Spanjë, ku janë 146.690 raste, kanë treguar të dhënat e agjencisë Reuters. Ndërkohë numri i të vdekurve në New York ka arritur në 6.268.