Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stabilizohet gjendja shëndetësore e Boris Johnson, nuk ka pneumoni

Foto: Reuters

Gjendja shëndetësore e Boris Johnson, kryeministrit britanik, i cili prej 12 ditësh është i infektuar me COVID-19, është stabilizuar.

Mediat britanke raportojnë se Johnson është në oksigjenim dhe në gjendje të stabilizuar në terapi intensive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burime pranë qeverisë thonë për mediat britanike se Johnson nuk ka pneumoni. Zakonisht personat që kanë pneumoni nuk e kalojnë testin e jetës me koronavirusin.

Johnson tani është zëvendësuar në krye të qeverisë nga Dominic Raab. Por nëse ky i fundit i cili është edhe Sekretar i Parë i Shtetit si dhe me marrëdhëniet me jashtë sëmuret me koronavirus, atëhere vendin do e marrë Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak/bw.