Një video tmerruese po qarkullon në internet që shfaq një burrë të prekur me koronavirus i cili pështyn në fytyrë një tjetër udhëtar në Tajlandë, para se të hipte në një tren dhe të binte për vdekje.
Anan Sahoh, 56-vjeç, u testua pozitiv me koronavirus pasi u gjet i vdekur të martën në një tren që po shkonte nga Bangkoku në Narathiwat, ka raportuar “Metro UK”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara se të hipte në tren, Sahoh është parë nga kamerat e sigurisë teksa pështyn një burrë të paidentifikuar që po blinte bileta në stacionin e trenit në Bangkok, ka raportuar ky medium, transmeton KOHA.
Më pasi ai u testua për temperaturë, por që u konstatua se nuk kishte dhe hipi në tren, ku më pas u pa teksa villte dhe kollitej.
Sahoh më pas ra për toke para një tualeti, raporton më tej mediumi britanik.
Sipas këtij mediumi, personeli mjekësor ia bënë testet atij ku edhe u konfirmua se ishte i prekur me COVID-19.
Thakoon Intrachom, drejtor i Hekurudhave të Tajlandës, tha se tani janë në kërkim të personit që u pështy nga i infektuari.