Teksa koronavirusi po vazhdon të përhapet nëpër botë, një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se shtetet anembanë globit “thjeshtë nuk janë të gatshme” të përballen me një pandemi. Ndërkohë, autoritetet në SHBA kanë thënë se pandemia tani është e pashmangshme.
Virusi është përhapur në shumë pjesë të Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme gjatë ditëve të kaluara, teksa numri i të vdekurve është rritur në Iran, numri i të infektuarve në Kore të Jugut e ka kaluar 1.000-shin dhe raste të infeksioneve janë konfirmuar në Kroaci, Austri dhe Zvicër, raporton “The Guardian”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë selinë në Gjenevë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bruce Aylëard, i cili ka qenë në krye të një misioni ndërkombëtar ekspertësh në Kinë, ka përgëzuar këtë shtet për masat e ndërmarra, por ka paralajmëruar se shtetet tjera “thjeshtë nuk janë të gatshme” ta frenojnë përhapjen e koronavirusit.
“Duhet të jesh i përgatitur për ta menaxhuar këtë në një shkallë më të madhe… dhe gjithçka duhet të bëhet shpejtë”, ka thënë Aylëard.
OBSH-ja iu ka bërë thirrje shteteve që të “përgatiten për një pandemi potenciale” – term i përdorur për ta përshkruar një epidemi që përhapet nëpër shumë kontinente.
Në Evropë, qytezat dhe qytetet janë vënë në karantinë, në kuadër të përpjekjeve për ta frenuar përhapjen. Italia – që ka njoftuar për dhjetë të vdekur dhe më shumë se 300 raste – ka vënë në karantinë njëmbëdhjetë qyteza dhe ka vendosur që ndeshjet e “Serie A” të luhen pa shikues.