Të trajnuarit që fshehin fytyrat prapa shamive janë thjesht fëmijë, të moshave midis gjashtë dhe pesëmbëdhjetëvjeçare. Ata më të rriturit se 12 vjeç bartin pushkë që duken më shumë si të dala mode sesa armë moderne. Më të vegjlit bartin shkopinj.
Në një videoxhirim që është përhapur gjithandej në mediat meksikane në fund të janarit, grupi mund të shihej tek stërvitej në një rrugë rurale malore, duke bartur sandale, atlete dhe pantallona gjysmë të shqyera. Në sfond, një zë i bërtet komandat: “Në gjunjë! Armët gati!”, shkruan “Spiegel”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFëmijët janë pjesëtarët më të rinj të grupit “Policia comunitaria” (Policia e komunitetit), forca policore e indigjenëve nahua në shtetin meksikan Guerrero.
Ky departament i organizuar mirë i policisë së komunitetit është institucion dhjetëvjeçar, i lejuar me ligjin zakonor të popullatës indigjene dhe ka për synim ta garantojë sigurinë në fshatra. Por tani nahuat po ndihen të shtrënguar që t’i përfshijnë vetë fëmijët e tyre në këtë forcë policore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)