Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përleshje e armatosur në Meksikë, plagosen 4 policë

Policia e Meksikës është përfshirë në një shkëmbim zjarresh të martën me më shumë se dhjetëra persona të armatosur me snajperë të kalibrit 50, granata dhe mitraloz. Autoritetet kanë bëre të ditur se njëri nga policët është në gjendje të rëndë.

Gjatë sulmit janë plagosur edhe tre policë të tjerë. Policia gjithashtu ka njoftuar se 14 kriminelë janë arrestuar kurse dy viktimave të cilëve u është hequr e drejta për liri, janë liruar. Shefi i policisë së qytetit e përditësoi më vonë numrin e personave të liruar në katër, njëri prej të cilëve ishte mbajtur për 20 ditë.

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Topilejo, qytet në skajin rural, jugor të qytetit.

Malet në skajin jugor të qytetit janë përdorur prej kohësh si strehim nga bandat e rrëmbimeve dhe kriminelët e tjerë.