Shteti belg nuk do t’i ekstradojë në Spanjë liderët separatistë të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe Toni Comin, derisa Parlamenti Evropian të mos marrë një vendim lidhur me kërkesën e Madridit rreth heqjes së imunitetit të dy eurodeputetëve, ka njoftuar gjykata belge.
Avokati i dy politikanëve katalonjas, Simon Bekaert, ka konfirmuar vendimin e gjykatës së Brukselit për shtyrjen me afat të pacaktuar të ekstradimit, raporton KTV.
Puigdemont, ish-lider i Katalonjës, dhe Comin, njëri prej ish-ministrave të rajonit, kishin ikur nga Katalonja në fund të tetorit të 2017-s, shkaku i akuzave të ngritura ndaj tyre për iniciativën e shpalljes së pavarësisë së rajonit nga Spanja.
Që atëherë Madridi ka kërkuar ekstradimin e liderëve të përfshirë në organizimin e referendumit dhe më pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së rajonit nga Spanja.
Si rrjedhojë, Puigdemont dhe Comin ikën në Belgjikë, ndërsa në maj të vitit të shkuar u zgjodhën deputetë të Parlamentit Evropian, si përfaqësues të partive separatiste nga Katalonja.
-
Gjykata italiane shtyn vendimin rreth ekstradimit të Puigdemontit në Spanjë
-
Heqja e imunitetit, “rast i qartë i persekutimit politik” për Puigdemontin
-
PE-ja ua heq imunitetin ish-liderit katalonjas dhe dy ministrave të tij
-
Liderët katalonjas në ekzil akreditohen si eurodeputetë
-
Separatisti katalonjas i ikën policisë spanjolle, një ditë pas Barcelonës kthehet në Belgjikë