Qeveria socialiste në Venezuelë njoftoi se do të padisë Qeverinë amerikane, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, shkaku i valës së fundit të sanksioneve ndaj kompanisë shtetërore ajrore, Conviasa.
Presidenti Nicolas Maduro, ka kërkuar nga zëvendëspresidenti dhe ministri i Jashtëm, që të paraqesin padinë kundër qeverisë së Trumpit, për dëmet që iu shkaktuan vendit latin dhe kompanisë, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën, përkrahësit e Maduros dhe punëtorët e kompanisë kanë protestuar kundër sanksioneve të reja, derisa të premten sanksionet amerikane janë vënë nën arsyetimin se kompania po i end zyrtarët e korruptuar nëpër botë.
Conviasa edhe më herët kishte telashe në veprimtarinë e saj. Në vitin 2012, i ishin ndaluar fluturimet në territorin e Bashkimit Evropian për shkaqe sigurie, e më 2017 iu suspenduan fluturimet ndërkombëtare.