Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH: Kemi mundësi për të mundur koronavirusin

Gjenevë, 11 shkurt - “Kemi një dritare mundësish për të mundur koronavirusin, duke qenë se rastet jashtë Kinës nuk janë më shumë se 390. Ne duhet ta shfrytëzojmë tani këtë rast”, tha në një konferencë për shtyp kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke theksuar domosdoshmërinë e një bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar kundër epidemisë.

“Koronavirusi është një armik i përbashkët, i tërë njerëzimit, ndaj duhet të punojmë së bashku, si një raca e vetme njerëzore, para se të dalë jashtë kontrollit”, vazhdoi ai më tej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ghebreyesus paralajmëroi, gjithashtu, se politizimi i situatës nuk do të ndihmojë.