Komisioni Evropian sot është dashur të kërkojë falje edhe një herë për komentet e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, i cili vuri në dyshim angazhimin e të rinjve për të luftuar ndryshimin e klimës, duke e quajtur atë “Sindroma Greta”.
Borrell të mërkurën e kaluar në Bruksel, ka thënë se ai dyshonte në angazhimin e vërtetë të të rinjve në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe pyeti nëse ata ishin me të vërtetë të gatshëm për të ndryshuar stilin e tyre të jetës për të ndihmuar minatorët dhe grupet e tjera më të rrezikuara të punëtorëve më të prekur nga shfaqja e dyoksid karbonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është në rregull të protestoni ndaj ndryshimit të klimës derisa t'ju kërkohet të paguani atë kontribut,” tha Borrell, duke iu referuar këtij qëndrimi si “Sindroma Greta” , duke iu referuar aktivistes suedeze Greta Thunberg (17), transmeton KosovaPress.
Borrell kërkoi falje të shtunën për qëndrimin e tij, por për shkak të kritikave të shumta që mori përmes mediave sociale, zëdhënësja e KE-së Dana Spinant përsëriti faljen e Borrell dhe përshkroi pikëpamjet e tij si të papërshtatshme.
Ajo shtoi se KE mbështet aktivistët e rinj të angazhuar në zvogëlimin e ndikimit të ndryshimit të klimës.