Mijëra udhëtarë të ngujuar në një anije në Hong Kong, kanë arritur të dalin pasi testet për koronavirus rezultuan negative.
3 mijë e 600 udhëtarë të anijes “World Dream” ishin të bllokuar pasi dyshohej se janë infektuar me virus nga një udhëtim i mëparshëm, transmeton KTV. Disa anëtarë tjerë të ekuipazhit dhe udhëtarë, janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.
Epidemia deri më tani ka lënë të vdekur 813 persona vetëm në Kinë. Koronavirusi tani ka vrarë më shumë njerëz sesa sëmundja e Sarsit.
Në vitin 2003, kjo sëmundje vrau 774 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në 1.115 numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë
-
Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi në botë
-
Më shumë se gjysma e të infektuarve nga koronavirusi në botë janë shëruar
-
Deri tash, në Kinë janë shëruar 36 mijë të prekur nga koronavirusi
-
Koronavirusi në Kinë vazhdon të vrasë, 2236 të vdekur dhe mbi 75500 të infektuar