Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Deri tash, në Kinë janë shëruar 36 mijë të prekur nga koronavirusi

36 mijë pacientë të infektuar me koronavirus janë liruar nga spitali pas rikuperimit, kanë bërë të ditur autoritetet e shëndetësisë në Kinë të premten.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, 36 mijë e 117 pacientë janë liruar nga spitali deri të enjten, ndërsa vetëm këtë të enjte janë liruar 3622 persona, raporton agjencia “Xinhua”.

Deri sot, në Kinë janë konfirmuar 78 mijë e 824 raste të infektimeve me koronavirus. 2788 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.