Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se gjysma e të infektuarve nga koronavirusi në botë janë shëruar

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar shifrën e 90 mijë personave.

Më konkretisht janë 90 mijë e 937 pacientë nga koronavirusi.

Gjithnjë duke qëndruar tek shifrat, duhet thënë se numri i viktimave në 24 orët e fundit nuk ka pësuar ndonjë rritje të madhe. Konkretisht bëhet fjalë për 3117 viktima.

Por nuk mungojnë edhe lajmet e mira. Nëse numri i të prekurve është thuajse 91 mijë, personat që janë shëruar janë më shumë se gjysma e të infektuarve, saktësisht 48 mijë e 101.

Problemi më i madh tani nuk është Kina, por vendet e tjera në botë ku virusi vijon të përhapet shumë, sidomos Koreja e Jugut, Irani dhe Italia.