Ka shkuar në 307,280 numri i personave të infektuar me koronavirus në nivel global, e deri më tani janë regjistruar 13,049 viktima, sipas të dhëna nga Qendra e Sistemeve për Shkencë dhe Inxhinieri (CSSE), në Universitetin Johns Hopkins.
Por, përveç shifrave të larta të viktimave dhe të prekurve tashmë edhe numri i të shëruarve është mjaft i lartë - 92,378.
Italia prin në numrin e viktimave me 4,825, që pasohet nga Kina me 3,144.
Kurse sa i përket numrit të të infektuarve numrin më të lartë e ka Kina me 81,348. Pas saj është Italia me 53,578 të infektuar, transmeton KOHA.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 31 persona pozitiv me koronavirus. Derisa në Shqipëri janë konfirmuar 76 persona.

Artikuj të ngjashëm
-
608 mijë viktima dhe 14,6 milionë të infektuar në botë nga koronavirusi
-
Mbi 2.2 milionë të infektuar me koronavirus në botë
-
Mbi 800 mijë të infektuar me koronavirus në botë, gati 40 mijë të vdekur
-
Mbi 598 mijë të infektuar me konronavirus në nivel global, dhe mbi 27 mijë viktima e 131 mijë të shëruar
-
Gati 340 mijë të prekur me koronavirus, më shumë se 14500 të vdekur