Gati 340 mijë është numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë, ndërsa i është afruar 15 mijëshit numri i viktimave. Sipas të dhënave aktuale nga Qendra e Sistemeve për Shkencë dhe Inxhinieri në Universitetin “Johns Hopkins”, deri tash në botë janë infektuar 339 mijë e 259 njerëz. Si pasojë e koronavirusit kanë vdekur janë 14 mijë e 706 persona.
Të dhënat tregojnë se numri i të shëruarve nga ky virus, deri tash, ka arritur në 98 mijë e 834.
Numri më i madh i vdekjeve mbetet në Itali. Deri tash 5476 persona kanë vdekur në këtë vend. Në Itali janë regjistruar gati 60 mijë raste të infektimit. Kina mbetet vendi i dytë me më së shumti vdekje, 3153, edhe pse aty ka rënë ndjeshëm numri i rasteve të reja me infeksion. Spanja ka shënuar po ashtu rritje të numrit të vdekjeve. Deri tash në Spanjë kanë vdekur 1772 njerëz.
Në Kosovë deri tash janë regjistruar si të infektuar 33 persona. Të dielën ka vdekur një person në Dumnicë të Podujevës.
-
608 mijë viktima dhe 14,6 milionë të infektuar në botë nga koronavirusi
-
Mbi 2.2 milionë të infektuar me koronavirus në botë
-
Mbi 81 mijë viktima, 1.4 milion të prekur e 301 mijë të shëruar nga koronavirusi në gjithë botën
-
Koronavirusi në botë: 74 mijë viktima dhe 277 mijë të shëruar
-
Mbi 800 mijë të infektuar me koronavirus në botë, gati 40 mijë të vdekur