Një projektligj që ka ngjallur shumë kritika dhe debat në opinionin publik pritet të miratohet në Turqi.
Projektligji që pritet të kalojë në Parlament u fal dënimin burrave që kanë abuzuar seksualisht me vajza nën 18 vjeç, nëse ata martohen me viktimat e tyre.
Projektligji kontrovers, i quajtur “martohu me përdhunuesin”, që pritet të shkojë për votim në fund në Kuvend të janarit, ka ngjallur zemërim dhe ka nxitur një fushatë për të drejtat e grave në Turqi dhe vende të tjera të botës, përcjell Shekulli.
Kritikët e projektligjit thonë se ai jo vetëm që legjitimon martesën e minorenëve dhe bën legal përdhunimet, por i hap sakaq rrugën abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara paralajmëruan se projektligji do të krijonte një peizazh të pandëshkueshmërisë për abuzimin e fëmijëve dhe do t’i bënte viktimat vunerabël ndaj përvojave keqtrajtuese dhe shqetësuesve të agresorëve.
Ideja e projektligjeve të tilla në Turqi ka nisur që prej vitit 2016, me pretendimin se synohet “mbrojtja e familjes”. Asokohe u desh kundërshtimi i fortë i faktorit ndërkombëtar që projektligjet të mos shkonin për miratim në Parlament.
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan është kritikuar shpesh nga grupimet feministe si një njeri patriarkal. Kujtojmë që në një Samit të mbajtur në vitin 2014 në Stamboll ai do të shprehej se barazia mes burrit dhe gruas është kundër natyrës.