Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbretëresha Elizabeth thërret mbledhje urgjente pas vendimit të Harryt dhe Mehganit

Mbretëresha Elizabeth II, Princi i Uellsit, Duka i Kembrixhit dhe Duka i Sussexit do të takohen për të diskutuar të ardhmen në Sandringham.

Mbretëresha do të takojë anëtarët e moshuar të familjes pas vendimit të princit Harry dhe Meghan Markle, për t’u larguar nga rolet mbretërore, raporton Skynews.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbretëresha ka thirrur një takim familjar për të gjetur një zgjidhje për vendimin e Princit Harry dhe Meghan. Në atë që mund të shihet si një samit i paparë, monarku, Princi i Uellsit, Duka i Kembrixhit dhe Duka i Sussex do të ulen në Sandringham të hënën, transmeton Koha.net.

Do të jetë hera e parë që ata do të flasin personalisht pasi Duka dhe Dukesha e Sussex lëshuan deklaratën e tyre të mërkurën.

Lexo edhe: Familja mbretërore e shqetësuar për sigurinë e Harryt dhe Marklet

Sky News mëson përmes një burimi se familja do të mblidhet të hënën në Norfolk për biseda të gjata.