Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

20 të vdekur nga aksidenti i një varke në Bangladesh

Më shumë se 20 persona kanë vdekur dhe rreth 50 rezultojnë të zhdukur në Bangladesh, pasi një varkë që mbante më shumë se 100 persona u aksidentua në një pellg të madh.

Aksidenti ndodhi në zonën Bijoynagar në rrethin Brahmanbaria të premten në mbrëmje, tha zyrtari i policisë lokale Imranul Islam. Ai tha se shpëtuesit gjetën të paktën 21 trupa deri të premten vonë. Raportet lokale të lajmeve, duke cituar administratorin më të lartë të qeverisë në zonë, Hayat-Ud-Dola, thanë se rreth 50 persona ishin zhdukur.

Zona është 82km në lindje të kryeqytetit, Dakës.

Bangladeshi është një komb ku transporti ujor përdoret shumë për të lëvizur njerëz dhe mallra, por aksidentet vdekjeprurëse janë të zakonshme për shkak të funksionimit të pakualifikuar dhe zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë.

Në maj, të paktën 26 persona u vdiqën kur një skaf i mbushur me pasagjerë u përplas me një anije që transportonte rërë në lumin Padma.

Në shkurt 2015, të paktën 78 persona vdiqën kur një anije e mbipopulluar u përplas me një varkë.