Një grup prej 20 civilësh është larguar nga fabrika e çelikut në Mariupol ku ishin duke u strehuar, ka thënë një raport, derisa pjesa jugore e qytetit është ende në duart e trupave ukrainase.
Ky është grupi i parë i personave që është larguar që prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar mbylljen e zonës industriale, javën e kaluar.
Sipas raporteve të deritanishme, mbi 1000 civilë janë ende të bllokuar, shkruan BBC.
Rusia në anën tjetër ka njoftuar se ka ndaluar ofensivën e saj në lindje të Ukrainës.
Një javë pasi është thënë se trupat ruse kanë marrë nën kontroll Mariupolin, Putin u ka thënë trupave të tij që të bllokojnë zonën industriale në mënyrë që fluturimet të mos lejohen.
Edhe
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
Por mediat ruse kanë njoftuar që 25 civilë ia kanë dalë të largohen nga fabrika e çelikut të shtunën, duke përfshirë edhe gjashtë fëmijë nën moshën 14-vjeçare, por nuk është njoftuar se ku është dërguar ky grup.
Kjo është konfirmuar nga ushtarët brenda fabrikës, ku në grupin prej 20 personash kanë mbledhur gra dhe fëmijë.