Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

2 të vdekur dhe 3 të plagosur nga të shtënat në Washington

Dy persona u vranë dhe tre u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një zonë kampingu në shtetin e Washingtonit, ku pritej që njerëzit të merrnin pjesë në një festival muzikor aty pranë, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Zyra e Sherifit të Qarkut Grant ka njoftuar se mori një raport për të shtënat pak para orës 20:30 në zonën e kampingut pranë qytetit të vogël të Xhorxhit, 239 kilometra në lindje të Seattle. Policët e kanë ndjekur të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në mbajtje.

Emrat dhe gjendja e viktimave nuk janë bërë të ditura menjëherë.

Organizatorët e festivalit të muzikës elektronike “Beyond Wonderland” thanë në mediat sociale se ngjarjet në Amfiteatrin Gorge u anuluan.