Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autoritetet amerikane kapin 8,000 kg kokainë në Oqean

Foto: Roja Bregdetare Amerikane

Rojet Bregdetare të SHBA-së kanë kapur më shumë se 8,000 kilogramë kokainë me vlerë prej 312 milionë dollarësh, në një seri operacionesh në Oqeanin Paqësor.

Operacioni ishte pjesë e përpjekjeve të përbashkëta që përfshinin pesë ekuipazhe të veçanta të rojeve bregdetare. Kishte shtatë anije të përgjuara, duke përfshirë një gjysmë nëndetëse, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Secili ekuipazh ishte përgjegjës për gjetjen e mijëra kilogramëve të drogës mes tetorit dhe fillimit të dhjetorit, ka njoftuar Roja Bregdetare e SHBA-së.

Videoja e publikuar tregon anëtarët e ekuipazhit që përgjojnë një anije të shpejtë derisa ishte në patrullim.