Botë

Kenianet, me shkumës, po e luftojnë ngacmimin në rrugë

Descriptive Text

Zubeida Yusuf ka jetuar në Kibera, në kryeqytetin kenian në Najrobi, tërë jetën e saj, dhe për aq sa mban mend, ngacmimi në rrugë ka qenë pjesë e jetës së saj.

“Burrat do të thonë gjëra: ‘Jeni shumë e trashë. A është nëna juaj kasape? A ju bëri Zoti me argjilën e fundit, sepse keni gjoks të madh?’”.

“Mjafton kjo për ne kur dalim në rrugë këtu”, thekson 22-vjeçarja, transmeton Koha Ditore. 

Por me kalimin e kohës zonjusha Yusuf është mësuar t’ua kthente dhe thotë se tani po i ndihmon gratë në Kibera që të ngrenë zërin e tyre në situatat kur gratë mund të ndihen të pafuqishme.

Duke përdorur shkumësin dhe markerët, në një fushatë me emrin “Kthimi i shkumësit”, Yusuf dhe gratë e tjera po shkruajnë rrugëve përvojat e tyre të ngacmimit seksual në rrugë.

Fushata, shpresojnë ato, do të nxisë diskutime lidhur me natyrën poshtëruese të ngacmimit seksual në rrugë.

“Tani, kur meshkujt më fyejnë, ndalem në vend dhe u drejtohem para fytyrës, pse po më fyen? Megjithatë, për vajzat e mitura kjo mund të jetë më e vështirë”, thekson ajo.

“Kjo është arsyeja se pse fushatat e ngjashme janë shumë të rëndësishme. Shumë prej nesh duhet të luftojmë dhe t’u themi njerëzve se nuk është në rregull t’u flasin vajzave me atë gjuhë”.

“Respekto trupin tim”

“Respekto trupin tim”, është njëri prej mesazheve që po dëgjohen zëshëm në rrugë.

Të tjerat, të shkruara në gjuhën suahili, kanë vënë në pah mesazhet neveritëse....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)