Qindra protestues në Hong Kong kanë kënduar himnin amerikan dhe kanë falënderuar presidentin Donald Trump për ligjin përmes të cilit SHBA-ja përkrah protestat pro pavarësisë nga Kina.
Presidenti, në fund të muajit nëntor, nënshkroi ligjin që parandalon eksportimin e armatimit kundër protestave në Kinë, që po kundërshton protestat në Hong Kong.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë javës së fundit, situata është qetësuar kur në zgjedhjet lokale dolën fitues kandidatët pro demokracisë, transmeton KTV. Hong Kongu është përfshirë në protestat të dhunshme tash e pesë muaj.
Gjithçka nisi kundër Ligjit për ekstradim në Kinë. E protestat, më vonë, u shndërruan në thirrje për pavarësi.