Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të Pekinit se mund të ndërhyrje për t'i ndalur ato. Ditët e fundit të protestave, nuk janë shënuar përplasje me policinë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Kinën që një sulm i stilit Tiananmen (Sheshi i Pekinit, ku më 1989 u shtypën protestuesit) ndaj protestuesve të Hong Kongut do të pengonte bisedimet tregtare midis dy vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë të merremi vesh, nëse ushtrojnë dhunë”, tha ai para se të nisej në Morristown, New Jersey.
Trump përsëri i kërkoi presidentit kinez, Xi Jinping, të "ulet në bisedime" me drejtuesit e protestës.
Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur tarifa ndaj importeve kineze në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, si pjesë e një përpjekje për të riformuar marrëdhëniet tregtare me Kinën.
Protestat në Hong Kong u nxitën nga një projekt-ligj që do të lejonte të dyshuarit të përballen me gjyq në territorin e Kinës, përderisa kritikët thonë se të drejtat e tyre do të komprometohen.
Projekt-ligji u pezullua nga ana e autoriteteve të Hong Kongut, por kërkesat e protestuesve janë rritur duke përfshirë dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lamit, zgjedhje të drejtpërdrejta, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe një hetim mbi brutalitetin e dyshuar të policisë.
Hong Kongu është pjesë e Kinës, por gëzon më shumë autonomi sesa rajonet e tjera kineze.