Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Polakët në protestë: Jo Bashkimit Evropian!

Në Varshavë, dhjetëra mijëra njerëz iu përgjigjën të hënën thirrjes së grupeve nacionaliste, duke marshuar me rastin e ditës së pavarësisë së vendit.

Marshuesit thërrisnin “Zot, nder, atdhe!” dhe “jo, Bashkimit Evropian!”, duke mbajtur pishtarë dhe ndezur fishekzjarre. E gjithë zona u mbulua me një re tymi ku dominonin ngjyrat e kuqe dhe të bardha kombëtare.

Një grup më i vogël protestuesish këndonin “Bella ciao”, himnin italian të rezistencës antifashiste.

Marshimi i ditës së pavarësisë ka ardhur duke u rritur në përmasa që kur partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) erdhi në pushtet në vitin 2015. PiS fitoi një mandat të dytë muajin e kaluar me 44% të votave.

Partia ka bërë thirrje për një ringjallje të vlerave nacionaliste dhe katolike si dhe për një refuzim të liberalizmit perëndimor.

Edhe Normalizimi i politikave të së djathtës ekstreme në Poloni Botë Normalizimi i politikave të së djathtës ekstreme në Poloni

“Ne duhet të kthehemi në rrënjët tona. Bota jonë ka braktisur Zotin dhe Krishterimin,” tha Robert Bakiewicz, një nga organizatorët e marshimit, para turmave në qendër të Varshavës. “Ne do të vdesim ashtu siç po vdesin kombet e Evropës perëndimore,” tha ai.

Më 11 nëntor, polakët shënojnë fundin e Luftës së Parë Botërore, e cila ishte gjithashtu fundi i 123 viteve të pushtimit nga Rusia cariste, Prusia dhe perandoria Austro-Hungareze/VOA.