Shirat e rrëmbyeshëm në Britani kanë shkaktuar shumë problem teksa katet e para të shumë shtëpive janë përmbytur.
Sipas meteorologëve në Britani, sasia e shiut që ka rënë Brenda 1 ore është e barazvlefshme me sasinë mesatare të reshjeve të një muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë rezidencë pranë Sheffield përballet me përmbytjet më të mëdha.
Meteorologët skocezë parashikojnë mbërritjen e rrymave të ftohta nga arktiku që do të sjellë dhe reshje të dendura dëbore.
Vetëm disa javë më parë Britani u godit nga stuhia Lorenzo me erëra që arritën një shpejtësi deri në 100 km/h
Ajo solli shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin. Shërbimi meteorologjik irlandez shpalli gjendjen e emergjencës si dhe deklaroi që priteshin reshje më të dendura në ditët në vijim.
Gjatë kohës u regjistruan përmbytje në 43 zona përgjatë Britanisë dhe 11 në Angli. Në zonën e Isle of Man, lumi që përshkon qytetin doli nga shtrati duke izoluar qytetarët në shtëpitë e tyre.
Shteti vuri në lëvizje strukturat e ndihmave të cilët filluan një operacion shpëtimi për banorët.