Britania e Madhe është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet. Reshjet e shiut vijojnë me intensitet të lartë, ndërkohë që ekziston rreziku i përmbytjeve në disa qytete të vendit.
Sipas meteorologëve, në vetëm pak orë ka rënë sa për dy javë shi dhe kjo situatë duket se i ka gjetur të papërgatitur britanikët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShërbimi meteorologjik ka shpallur alarmin e “verdhë” si dhe ka deklaruar që priten reshje më të dendura në ditët në vijim.
Gjithashtu u theksua se për shkak të përmbytjeve, njerëzve mund t’u rrezikohet jeta, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm.
Së fundmi, ishulli është përfshirë nga shira të stuhi të fuqishme dhe pritet që situata të rëndohet edhe më tej.