Senatori republikan Mitt Romney, ka konfirmuar se përdor një llogari sekrete me emrin Pierre Delecto.
Në një intervistë për revistën “The Atlantic”, ish-kandidati presidencial, ka thënë se në atë llogari nuk ka bërë postime, por e shfrytëzoi për të përcjell fshehtas zhvillimet dhe diskutimet politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRomney nuk zbuloi emrin e rrejshëm në Twitter, por mediat amerikane kanë raportuar për emrin Delecto, transmeton KTV.
Senatori nga Utah, një kritik i madh i presidentit Donald Trump, ende nuk dihet se përse përdori emrin Delecto.
Në llogarinë e tij me emër të rremë, Romney përcillte 700 njerëz, përfshirë gazetarë, sportistë dhe humoristë. E në listën e njerëzve nuk ishte edhe presidenti Trump, ndërsa Romney tha se nuk e përcjell presidentin për shkak të postimeve të shpeshta.