Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

19 të vdekur nga raketat ruse në Ukrainë

Një valë sulmesh ajrore ruse në qytete anembanë Ukrainës, përfshirë Kievin, ka lënë të vdekur të paktën 19 persona.

17 persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm që goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit, thanë zyrtarët.

Dhe një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnipros, raportoi BBC.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ushtria e saj kishte shënjestruar me sulme njësitë rezervë të ushtrisë ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se blloku i apartamenteve ishte në mesin e 10 ndërtesave të banimit që u dëmtuan në Uman.

Shërbimi shtetëror i shpëtimit tha se fëmija i vrarë në qytet kishte lindur në vitin 2013 dhe 11 persona të tjerë kishin nevojë për trajtim spitalor.

Zelensky tha se sulmet treguan veprime të mëtejshme ndërkombëtare që duhen ndërmarrë kundër Rusisë.

Artikuj të ngjashëm