19 persona janë konfirmuar të vdekur ndërsa 13 tjerë ende figurojnë të zhdukur, pasi cikloni tropikal Maring ka goditur Filipinet, njofton Qendra Nacionale e Filipineve për Katastrofat (NDRRMC) të enjten, raporton CNN.
Vdekjet janë regjistruar në vendet si Ilocos Sur, Pangasinan dhe Pala]an, ndërsa të zhdukurit janë raportuar në Ilocos Norte, Ilocos Sur, Pangasinan, La Union dhe Pala]an.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNDRRMC po ashtu është duke konfirmuar raportet për 11 të vdekur në Cagayan dhe Benguet dhe tre të lënduar e një të zhdukur në Benguet.
Tajfuni Maring ka goditur Filipinet të martën, duke shkaktuar vërshime dhe shkatërruar zona.
Janë shkaktuar dëme të mëdha në agrikulturë.
Po ashtu rreth 325 shtëpi janë dëmtuar dhe 89 janë shkatërruar tërësisht. Stuhia ka prekur rreth 200 mijë banorë.