Ishulli estonez i grave

Ishulli estonez i grave

13 October 2019 11:23

Në muzeun Kihnu në një ishull të vogël estonez, gra të moshuara, të veshura me funde të ngjashme me vija, e rrahin temën e tyre të parapëlqyer tek ngrenë nga një gllënjkë kafeje.

Çfarë nuk mund të bëjë një grua kihnu?

Përpilojnë një listë të gjatë të të gjitha punëve të domosdoshme që mbajnë mend t’i kenë bërë gratë kihnu tërë kohës, në mungesë të burrave. Nisin prej rregullimit të motorëve të traktorit deri te kryerja e shërbimeve kishtare, kur prifti ortodoks rus nuk është në dispozicion. Deri më tani, vetëm një punë mund ta kujtojnë të mos e ketë bërë asnjë grua, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

“Të hapë varre”, thotë Maie Aav, drejtoresha e muzeut, “por edhe kjo është e diskutueshme”.

Njëjtë sikur gratë e moshuara, edhe Aavi, në mes të 40-tave, ka veshur fundin tradicional (të quajtur kort), por i saji ka një variacion më të ndezur ngjyrash për ta përfaqësuar moshën e saj. Vizitorët e këtij ishulli në Detin Baltik pushtohen prej plazheve të rrahura nga era e rrethuara me pyje të pashkelur dhe herë-herë me nga një shtëpi shumëngjyrëshe.

Shtrirë në një hapësirë prej afro 11 kilometrash katrorë, Kihnu është i shtati më i madhi prej më se 2 mijë ishujve që ka Estonia. Shumë prej tyre kanë mbetur të pashkelur që prej kohës kur kanë jetuar aty banorët e fundit, shekuj më parë. Për dallim prej tyre, Kihnu veçohet pikërisht për shkak të banorëve të tij. Ishulli është i njohur për bollëkun e grave.

Burrat kanë nisur të zhduken prej jetës së përditshme në Kihnu në shekullin 19, kryesisht për shkak të angazhimit të tyre në det. Peshkimi dhe gjahu i fokave bënë që ata të qëndrojnë larg shtëpive për muaj me radhë. Si përgjigje ndaj kësaj, gratë kihnu i morën punët në duart e tyre dhe e udhëhoqën ishullin.

Problemi modern i ishullit tradicional

Si rrjedhojë e kësaj, rolet tradicionale të grave u zgjeruan për të përfshirë gjithçka, për të cilën shoqëria e tyre kishte nevojë për të lulëzuar dhe funksionuar. Në fund, kjo gjë u integrua në trashëgiminë e Kihnus, një lokacion ky i përfshirë në listën e UNESCO-s më 2008.

Por Kihnu i vogël e tradicional po përballet me një problem modern. Popullata e saj po tkurret teksa ishullorët po largohen gjetkë në kërkim të vendeve të munguara të punës. Përpos kësaj, ndryshimet në industrinë e peshkimit po sjellin telashe të reja: burrat po rrinë në shtëpi për periudha më të gjata kohore. Disa madje përgjithmonë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme