Autoritetet spanjolle janë vënë në gatishmëri për protesta potencialisht të dhunshme në Katalonjë, ndërsa rajoni po pret verdiktin për burgosjen e mundshme të liderëve separatistë.
Gjykata Supreme e Spanjës pritet të shpallë deri më 16 tetor verdiktin e saj të shumëpritur në rastin e 12 udhëheqësve separatistë për rolin e tyre në referendumin e ndaluar dhe shpalljen e pavarësisë më 2017, transmeton KTV.
Dënimi deri në 25 vjet është i mundur dhe akuzat përfshijnë rebelimin dhe keqpërdorimin e fondeve publike.
Të akuzuar janë: zëvëndëspresidenti katalonas Oriol Junqueras, 8 anëtarë të tjerë të qeverisë rajonale, ish-kryetarja e parlamentit rajonal të Katalonjës dhe drejtuesve të dy grupeve civile.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata spanjolle dënon 9 liderë të Katalonjës nga 9-13 vjet burgim
-
Separatistët e Katalonisë gjykohen për referendum për pavarësi, test për drejtësinë spanjolle
-
Katalonja thërret zgjedhje të parakohshme rajonale, rrezikohet stabiliteti politik i Spanjës
-
Liderët e liruar nga burgu kërkojnë liri për Katalonjën
-
Katalonja, sfidë që e pret kryeministrin e ardhshëm të Spanjës