Botë

Kurzi fiton bindshëm zgjedhjet në Austri, thonë Exit-Pollet

Descriptive Text

Partia e kancelarit Sebastan Kurz ka fituar bindshëm zgjedhjet e së dielës në Austri.

Sipas një Exit-Polli, Partia Popullore e Kurzit ka marrë 37.2 për qind, larg Socialdemokratëve që kanë 22 për qind, e Partisë së Lirisë me 16 për qind. Të Gjelbrit kanë marrë 14.3 për qind, ndërsa liberalët e Neos kanë marrë 7.4 për qind, sipas rezultateve të “SORA-s”.

Exit-Pollet kanë nxjerrë rezultat shkatërrues për Partinë e Lirisë, ekstremistët e djathtë, pas video-skandalit që detyroi zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache të dorëhiqej.