Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia përfshihet nga përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm

Athinë, 20 shtator – Një stuhi brenda natës shkaktoi breshër dhe reshje të rënda shiu në pjesë të mëdha të Greqisë, njoftuan mediat lokale sot në mëngjes.

Policia dhe zjarrfikësja u thirrën vazhdimisht për të nxjerrë njerëzit nga makinat e zhytura në ujë dhe të marrin masa për pemët e rëna.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të përmbytjeve, disa rrugë në qytetin bregdetar të Selanikut duheshin bllokuar.

Breshëri shkaktoi dëme në bizneset bujqësore të Greqisë qendrore, njoftoi radioja shtetërore, ERT.

Në këtë fazë, policia deklaroi se asnjë njeri nuk mendohej të ishte dëmtuar.

Moti me stuhi erdhi si pasojë e një periudhe thatësire që zgjati disa muaj. Në Greqi, që nga muaji maj, nuk ka pasur reshje shiu pothuajse fare/DPA.