Botë

Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur dhe po marshojnë në qendër të Hong Kongut, teksa policia ka shtuar prezencën në qytet.

Autoritetet, siç transmeton Rel, kanë refuzuar një kërkesë që të marshohet drejt Zyrës së Qeverisë së Kinës, për të shënuar përvjetorin e pestë të një vendimi të Partisë Komuniste të Kinës, kundër zgjedhjeve plotësisht demokratike në Hong Kong.

Policia në Hong Kong ka vendosur disa barriera dhe ka dërguar kamionë uji në lokacione të ndryshme të qytetit.

Protestat në Hong Kong nisën dymbëdhjetë javë më parë, ku protestuesit kërkonin që të mos hynte në fuqi një ligj për ekstradim. Që atëherë, kërkesat e protestuesve janë zgjeruar. Ata tashmë po kërkojnë një hetim të pavarur mbi ndërhyrjen, siç thonë ata, brutale të policisë ndaj protestuesve.