Ram Hetu ishte i sigurt se propozimi i tij i gjashtëmbëdhjetë më në fund ta bënte atë me një nuse. Ama nuk e bëri. Dështoi sërish, sikur në të gjitha përpjekjet e mëhershme për ta gjetur një partnere të jetës në rajonin indian Bundelkhand, aty ku për vite të tëra thatësirat dhe mungesa e ujit kanë përcaktuar fatin e martesave.
Pusetat janë shteruar kudo në këtë rajon gjysmë të tharë, me shirat e pakta që kanë detyruar disa fshatarë që të ecin me kilometra për të gjetur ujë dhe të tjerët që të emigrojnë në qytete të tjera, në kërkim të punës, me prishjen e të korrave.
Ama thatësira ka po ashtu edhe pasoja më të rënda, shkruan Koha Ditore.
Në qytetet dhe vendbanimet përgjatë Bundelkhandit me më se 20 milionë banorë, prindërit e nuseve potenciale po i refuzojnë ofertat nga dhëndrit e mundshëm, nga frika se fejesa në këtë zonë mund t’i ballafaqojë ato me shkatërrim financiar.
“S’ka ujë, s’ka nuse”
“Prindërit rëndom më thonë ‘s’ka ujë, s’ka as nuse’”, ka thënë Hetu (42), një punëtor bujk që fiton rreth 4 mijë ruple (58 dollarë) në muaj. “Në janar, një baba më tha ‘mbase’ dhe menjëherë nisa të ëndërroja për ditën e martesës’. Por pas ditës, vjehrri i tij i ardhshëm nisi të mos i lajmërohej në telefonata.
“Prindërit druajnë se vajzat e tyre do t’i kalojnë ditët në kërkim të ujit”, ka thënë Hetu nga fshati Baragaon, i njohur për kultivimin e grurit, elbit dhe sojës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)