Së paku 50 vetë u vranë gjatë një ceremonie varrimi në një fshat në Nigeri dhe dyshohet se përgjegjës janë militantët e grupit ekstremist Boko Haram, shkruan BBC.
Militantët e armatosur ishin në motoçikleta dhe në furgonë dhe kanë hapur zjarr ndaj të pranishmëve në ceremoninë e varrimit në një fshat afër kryeqytetit, Maiduguri, këtë të shtune, treguan dëshmitarët okularë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Numri i të vdekurve mund të jetë deri në 65, njofton agjencia e lajmeve AFP, transmeton Koha.net.
Së fundmi, ka pasur një rritje të sulmeve nga Boko Harami dhe grupet tjera islamike në Nigeri dhe në tërë regjionin.
Dhjetëra mijëra civilë janë vrarë dhe mbi dy milionë janë zhvendosur gjatë dekadës së fundit për shkak të konfliktit.