Të paktën 200 persona janë vrarë në sulmet e armatosura në veriperëndim të Nigerisë, të ndodhura gjatë javës së kaluar.
Si pasojë e këtyre sulmeve të ndodhura mes të martës dhe të enjtes së javës që lamë pas, mbi 10 mijë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Një zëdhënës i ministrit të Çështjeve Humanitare, Sadiya Umar Farouq, ka thënë se më shumë se 200 trupa janë varrosur.
"Ne jemi shumë të pikëlluar nga ky pushtim i pandërprerë dhe gjithashtu shqetësohemi për personat e zhvendosur që po ikin me qindra nga komunitetet e tyre", tha Nneka Ikem Anibeze të dielën.
Farouq i quajti sulmet e javës së kaluar "të tmerrshme dhe tragjike", duke dhënë numrin e parë zyrtar pasi detajet filluan të filtrohen të shtunën.
Ministrja tha se më shumë se 10 mijë persona u zhvendosën kur "shtëpitë e tyre u shkatërruan nga banditët, ndërsa shumë janë ende të zhdukur".
Siç raportohet, më shumë se 300 persona të armatosur sulmuan me motoçikleta tetë fshatra në zonën lokale Anka në Zamfara të martën dhe filluan të qëllonin në mënyrë sporadike, duke vrarë të paktën 30 njerëz.
Të dyshuarit sulmuan gjithashtu 10 fshatra në rrethet Anka dhe Bukkuyum të mërkurën deri të enjten, duke qëlluar mbi banorët dhe duke plaçkitur e djegur shtëpitë.