Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja me operacionin “Kosovo” në Porto Riko arreston 11 persona

Foto: AFP / ilustrim

Agjentë specialë të agjencisë Amerikane për Hetime të Sigurisë Kombëtare në kuadër të agjencisë për Forcim të Imigracionit dhe Doganës, duke bashkëpunuar me oficerë të Departamentit Policor të Porto Rikos në Arecibo dhe me Byronë e Hetimeve Speciale të Porto Rikos, përmes aksionit të koduar me emrin “Kosovo”, kanë arrestuar 11 persona të enjten që lamë pas për trafikim me drogë dhe për posedim ilegal të armëve.

Aktakuza pretendon se nga maji i vitit 2018 deri më nëntor të po atij viti, organizata shpërndau kokainë, heroinë dhe marihuanë, brenda lagjes publike “Villa Evangelina” që ndodhet në komunën e Manatit, raporton Koha.net.

Ndaj të 14 të pandehurve, tre prej të cilëve janë në arrati, rëndojnë akuzat për armëmbajtje pa leje dhe trafikim me drogë, ndërsa disa të tjerëve iu është shtuar edhe akuza për ndihmë apo inkurajim.

Të arrestuarit janë:

Luis Ortega-Lugo, i njohur edhe si Chembo

Edhe Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika Botë Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika

Jeyro Ayala-Crespo, i njohur edhe si Jero

José Tobar-Oterao, i njohur edhe si El Visco

Josué Arroyo-Ayala, i njohur edhe si Deiby

Jessie Rodríguez-Lugo, i njohur edhe si Chicky

Xavier Rivera-Santiago, i njohur edhe si Payco

José Antonio Flores-Torres, i njohur edhe si Chory

Edhe Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live Kronikë Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live

Adalberto Quiles-Negrón, i njohur edhe si El Berto

Juan Laureano-Miranda, i njohur edhe si Juanchy

Jan Paul Quiñones-Mujica, i njohur edhe si Menor

Jeremy Torres-Rosario

Ndërsa tre të tjerët, Luis Esteban Alonso-Rivera, Kelvin Rivera-Morales dhe Xavier Robles janë në arrati.

Edhe Droga nga Amerika e Jugut dhe Lindja përpunohej në Kosovë Arbëri Droga nga Amerika e Jugut dhe Lindja përpunohej në Kosovë

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen secili me nga së paku 5 vjet burgim e deri në burgim të përjetshëm.

Kujtojmë se emri i koduar i këtij aksioni “KOSOVO”, s’ka të bëjë asgjë me vendin tonë.