Së paku 10 njerëz kanë vdekur nga zjarrvënia e dyshuar në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës.
Media lokale citoi policinë të ketë thënë se një person ka hyrë në studio të enjten në mëngjes, duke hedhur një lëng të paidentifikuar përreth.
Dhjetëra njerëz raportohen të plagosur po ashtu.
I dyshuari, i cili nuk u identifikua, u ndalua dhe u dërgua në spital me plagë.
Detaje për të dyshuarin apo motivet e mundshme të sulmit nuk u dhanë.
Operacioni i shpëtimit në ndërtesën trekatëshe të studios Kyoto Animation po vazhdon ende./Rel
Artikuj të ngjashëm
-
Japonezi dënohet me vdekje pasi shkaktoi zjarrin ku vdiqën 36 persona
-
Dyshohet për 27 të vdekur në Japoni nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë
-
Spërkat me benzinë dhe i vë zjarrin ‘Kyoto Animation’, mbi 23 të vdekur në Japoni
-
30 të vdekur nga tërmeti në Japoni
-
13 të vdekur nga tërmeti në Japoni, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar