Të paktën 27 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në qendër të Osakës, Japoni.
Policia po shqyrton mundësinë që flakët të jenë vënë qëllimisht, tha transmetuesi publik NHK.
Mediat lokale thanë se viktimat kishin pësuar "arrest kardiopulmonar", një term i përdorur shpesh në raportet paraprake përpara se një vdekje të konfirmohej zyrtarisht.
Pamjet treguan xhamat e nxirë pasi dhjetëra zjarrfikës shuan zjarrin në katin e katërt.
Të gjithë ata që dyshohet se kanë vdekur duket se kanë qenë në një klinikë kur ka ndodhur zjarri.
Vitin e kaluar, Japonia pa një nga incidentet e saj më të rënda të viktimave masive që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi një burrë i vuri zjarrin një studio filmi në Kioto, duke vrarë 36 njerëz.
-
30 të vdekur nga tërmeti në Japoni
-
13 të vdekur nga tërmeti në Japoni, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar
-
Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i një zjarri në Budapest
-
Shkon në 36 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong
-
Të paktën 16 të vdekur nga zjarri në një qendër tregtare në Kinë